Ivanovi përgënjeshtron se s'është përshëndetur me Shekerinskën dhe Xhaferin

Maqedonia

Ivanovi përgënjeshtron se s'është përshëndetur me Shekerinskën dhe Xhaferin

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 12:45
Kabineti i presidentit maqedonas Gjorge Ivanov

Kabineti i presidentit maqedonas Gjorge Ivanov ka reaguar ndaj lajmit se ai në Ditën e Armatës nuk ua ka zgjatur dorën për t'i përshëndetur ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.

”Është lajm i rrejshëm se kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov nuk është përshëndetur me Radmilla Shekerinska dhe me Talat Xhaferin në përvjetorin e ushtrisë. Na habit fakti i mosreagimit dhe demantit nga ana e Ministrisë për Mbrojtje të lajmeve të këtilla”, kumtoi kabineti i Ivanovit, transmeton Telegrafi.

Siç thonë ndër të tjera nga Kabineti, Ivanov, pothuajse në çdo datë të rëndësishme kur shënohen ditët e Republikës, Ushtrisë dhe Policisë, ka ndarë medalje për guximin e ARM-së.

Ditë më herët, në media ka qarkulluar se në Ditën e Armatës së Maqedonisë, ku kanë qenë të pranishëm zyrtarë të lartë shtetëror, Ivanov nuk e ka përshëndetur ministren Radmilla Sheqerinskën dhe Talat Xhaferin e BDI-së. Se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, tregojnë edhe fotografitë e publikuara nga kabineti i Ivanovit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat