Rënie e madhe e nivelit të ujërave të Vardarit dhe Drinit

Maqedonia

Rënie e madhe e nivelit të ujërave të Vardarit dhe Drinit

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 14:13
Ilustrim

Janë zvogëluar në mënyrë drastike nivelet e lumenjve Drini i Zi dhe Vardar. Mesatarja e Drinit për muajit gusht, i matur në Lozhan, zakonisht është 121 centimetër, ndërsa sot arrin 55, ndërsa e Vardarit në Shkup, Veles dhe Jegunoc në mesatare është deri në 36 centimetra, por sot lëviz prej katër deri në 18 centimetra, kumtoi DPHM.

Nivel të ulur të ujit nën mesataren për muajin gusht, Vardari tregon edhe në Demir Kapi.

Nivelet janë zvogëluar edhe në Treskë te Makedonski Brod, te Kriva Reka në Kriva Pallankë, te Bregallnica në Berovë, ndërsa janë përgjysmuar te Sateska në Botun, si dhe te Cërna Reka në Novaci.

Rritje minimale shënojnë Strumica në Sushevë dhe Pçinja në Banjën e Katllanovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat