Përfundon inçizimi ajror i tërë territorit të Maqedonisë

Maqedonia

Përfundon inçizimi ajror i tërë territorit të Maqedonisë

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 14:43
Ilustrim

Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ujësjellës kumton se në periudhën korrik – mesi i gushtit për së dyti herë pas 2009, është kryer inçizimi ajror i tërë territorit të Republikës së Maqedonisë.

Në përputhje me Rregulloren evropiane dhe rekomandimet, inçizimet ajrore bëhen për funksionimin e Sistemit për identifikim të parcelave të tokës.

”Me identifikimin hapësinor të parcelave të tokës, caktohen kufinjtë dhe sasia e hapësirave të tokave punuese për të cilat, bujqit, kanë aplikuar për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural. Me këtë mënyrë, poashtu do të mundësohet kontrollë precize nga ana e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, bazuar në hapësirat që bujqit i paraqesin për subvencione dhe gjendjes faktike në terren”.

Aktivitetet, siç thuhet më tej në kumtesë, në përpunimin e inçizimeve ajrore, ortofotokartelat, modeli digjital i terrenit, si dhe digjitalizimi i tokave bujqësore, financiarisht ndihmohen nga ana e BE-së përmes IPA-projektit 2008.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat