Maqedonia s'ka shfrytëzuar 120 milionë euro nga IPA, mund të humbasin edhe 30 tjera

Maqedonia

Maqedonia s'ka shfrytëzuar 120 milionë euro nga IPA, mund të humbasin edhe 30 tjera

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 16:32
Ministrat Tevdovski dhe Osmani në pres-konferencën e sotme

Republika e Maqedonisë nuk do t'i shfrytëzojë 119,7 milionë eurot nga instrumenti evropian IPA 1, ndërsa Qeveria e re bëri përpjekje deri në fund të vitit të shfrytëzojë 30 milionë euro, sepse nëse nuk e realizon projektin do të duhet që të financohet me mjetet e buxhetit për vitin 2018.

Kjo u njoftua sot në pres-konferencën e zëvendëskryeministrit të Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministrit të Financave Dragan Tevdovski dedikuar statusit të realizimit të IPA-s.

"Nga 614 milion eurove në dispozicion, janë lidhur marrëveshje për shfrytëzimin e 437 milion eurove ose të mbi 70 për qind të mjeteve, duke iu falënderuar këtyre mjeteve, sot në Maqedoni kemi realizuar projekte të shumta. “Por, kjo e dhënë, natyrisht se mund të shikohet nga një kënd kritik - për shkak se mbi 150 milion euro, ose rreth 25 për qind e mjeteve, që i ka pasur në dispozicion Republika e Maqedonisë, nuk u shfrytëzuan dhe të njëjtat do t’i kthejmë Bashkimit Evropian. Pikërisht kjo e dhënë negative, vërejtjet nga ky Raport do të shërbejnë si bazë për hartimin e planit të ri Master e cila do të reformoj strukturën e IPA-s", deklaroi Osmani.

Ai shtoi se qëllimi i Planit do të jetë përmirësimi i përthithjes së mjeteve të IPA-s, ku do të përmbajë masa afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjatë të aktiviteteve. Osmani theksoi projektet si që është ndërtimi i vendkalimit Belanoc – Stançiq, por edhe stacioni i spastrimit të ujit në Prilep, hekurudha Manastir-Kremenicë etj.

"Për këto projekte të ndjeshme në shumën prej rreth 30 milion eurosh për realizimin e të cilave kemi afat të shkurtër deri në dhjetor të këtij vitit. Me masat e aktiviteteve urgjente afatshkurtër, mundohemi të ruajmë sa më shumë nga këto mjete, për të cilat, në rast se nuk kemi sukses deri në fund të vitit, do të mbeten të parealizuara, respektivisht do ti kthehen buxhetit të BE-së", theksoi Osmani.

Osmani shpalosi edhe gjendjen e të ashtuquajturit programim i projekteve nga IPA 2 në dispozicion duke njoftuar se për Republikën e Maqedonisë kemi 644 milion euro nga 445 milion euro, tashmë janë programuar, dhe siç deklaroi Zëvendëskryeministri, aktualisht po punohet për programimin edhe të 172 milion eurove.

"Prapëseprapë, edhe gjatë IPA-2, qysh në fazën e programimit janë humbur mbi 40 milion euro, mbetet rreziku aktual për mos rrumbullakimin e plotë të tyre" theksoi Osmani.

Gjitha këto shënime, do të jenë pjesë e Planit të masave dhe aktiviteteve, të cilat do të drejtohen kah avancimi i absorbimit të shfrytëzimit të mjeteve të IPA-s. "Zbatimi i këtyre reformave në fund duhet të rezultojë me një strukturë më cilësore e më të efektshme të IPA-s me administratë më efikase shoqëror që ka për të siguruar thithjen më të madhe të mjeteve nga fondet e IPA-s por që njëherësh do t’i përafrojë standardet tona me ato të Bashkimit Evropian", theksoi Osmani.

Ministri i Financave Tevdovski theksoi se nga IPA 1 janë lidhur marrëveshje me vlerë prej 302 milionë eurosh. Nuk janë shfrytëzuar 119,7 milionë euro. Përqindja më e ulët e mjeteve të shfrytëzuara  ka nga IPARD programi prej 33,3 për qind.

Sipas tij Qeveria bën përpjekje për angazhimin e fuqishëm të të gjitha kapaciteteve në funksion të absorbimit të mjeteve dhe përmirësimin e aksesit të vendit  në përdorimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat