Përçahet BDI në Likovë, komandantët kundër Durakut, propozojnë kandidatët e tyre

Maqedonia

Përçahet BDI në Likovë, komandantët kundër Durakut, propozojnë kandidatët e tyre

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 19:43
BDI

Përçarje ka ndodhur në degën e Bashkimit Demokratik për Integrim në Likovë para zgjedhjes së kandidatit për kryetarë komune, raporton Lajmpress.com.

Ish ushtarët dhe komandantët e UÇK-së nga Komuna e Likovës (Sllupçani) kanë dalë kundër Ministrit Sadulla Duraku dhe kërkojnë të nominojnë kandidatin e tyre. Në mesin e komandantëve që kundërshton rikandidimin e Durakut dhe disa emrave të afërt me Durakun,është edhe Enver Bajrami.

Ai bashkë me shokët e tij të luftës dëshirojnë të kandidojnë Abedin Zimberin ose Vahid Sahitin si kandidat të BDI-së për Komunën e Likovës. Ai thotë se nëse nuk përfillët kërkesa e tyre do t’i bashkohen Hadi Osmanit- LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat