Shpallet konkurs për përzgjedhjen ideore të Kompleksit universitar Nënë Tereza

Maqedonia

Shpallet konkurs për përzgjedhjen ideore të Kompleksit universitar Nënë Tereza

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 19:57
Universiteti Nënë Tereza

Universiteti Nënë Tereza në përputhje me dinamikën e paraparë, shpall Konkurs për përzgjidhjen ideore të Kompleksit Universitar Nënë Tereza në Shkup.

Shpallja e Konkursit për përzgjidhjen ideore vjen pas vendimit unanim të Komisionit përkatës të ekspertëve pranë UNT që është angazhuar me udhëheqjen dhe finalizimin e këtij procesi deri në përzgjedhjen e Projektit ideor fitues.

Detyra projektuese është definuar sipas standardeve më të larta për realizimin e vizionit universitar, në përputhje me programet studimore që janë të akredituara, gjithmonë duke e pasur në rend të parë specifikën kryesore të universitetit Nënë Tereza, që janë programet tekniko-yeknologjike.

Sipërfaqja e përgjithshme e projektit është 31.980 metra katrorë dhe në suaza të këtij Kompleksi do të ketë pishinë me dimensione gjysmë-olimpike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat