Qeveria filloi procedurën për zgjedhjen e kryeprokurorit - Bota Sot
Qeveria filloi procedurën për zgjedhjen e kryeprokurorit

Maqedonia

E martë, 26 shtator 2017

Qeveria filloi procedurën për zgjedhjen e kryeprokurorit

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 21:59
Ilustrim

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Maqedonisë vendosi të kërkojë nga Kuvendi të shpallë konkurs për zgjidhjen e prokurorit të ri publik shtetëror, që duhet të zëvendësojë prokurorin e shkarkuar, Marko Zvërlevski.

Sipas nenit 41 të Ligjit për prokuror publik, Kuvendi me propozim të Qeverisë shpall emërimin e prokurorit publik në Gazetën Zyrtare, dhe së paku në dy gazeta tjera ditore, njëra prej të cilave që publikohet në gjuhën të cilën e flasin 20 për qind e qytetarëve dhe që është ndryshe nga gjuha maqedonase.

Afati për paraqitjen e kandidatëve është 15 ditë nga shpallja në Gazetën Zyrtare. Pas kësaj, gjithë biografitë e kandidatëve do të dërgohen në Këshillin e prokurorëve publik, i cili do të ketë 15 ditë afat për të dhënë mendim pozitiv ose negativ për kandidatët.

Deri më tani kandidaturat e tyre i kanë konfirmuar avokatët Aleksandar Tortevski, Zvonko Davidoviiq, Aleksandar Nakov, Sejfulla Osmani dhe noterja Llorija Banevska. Mandati i kryeprokurorit shtetëror zgjat gjashtë vite, me të drejtë për rikandidim.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test