Ohër, mbahet punëtori për bashkëpunim mes NATO-s dhe BE-së për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Maqedonia

Ohër, mbahet punëtori për bashkëpunim mes NATO-s dhe BE-së për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 09:51
Ilustrim

Prej sot deri më 29 gusht në Ohër do të mbahet punëtori me temë “Bashkëpunimi mes NATO-s dhe BE-së në projektimin e stabilitetit për Ballkanin Perëndimor”.

Ngjarja është nën organizim të Departamentit për diplomaci publike e NATO-s, Qendra evropiane për studime të sigurisë “Marshall Center”, Kolegji i NATO-s në Romë dhe OJQ “Marshall Center” në Maqedoni.

Punëtoria do të fokusohet në zhvillimin dhe këmbimin e mendimeve për promovimin e integrimeve euroatlantike, si dhe bashkëpunimin gjatë krijimit dhe mbajtjes së rrjetit të të diplomuarve në Qendrën për studime të sigurisë.

Punëtorinë pritet ta hapin përfaqësues të njohur të NATO-s dhe ambasadës amerikane në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat