OBRM-PDUKM: PSP është mjet i LSDM

Maqedonia

OBRM-PDUKM: PSP është mjet i LSDM

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 15:17
OBRM-PDUKM

“PSP është mjet politik me afat të kufizuar. Ata nuk i intereson as ligji, as drejtësia”, akuzuan nga OBRM-PDUKM.

Ata thonë se të gjitha procedurat që i ka nisur PSP-ja, që nga fillimi i saj dhe deri më tani, vërtetojnë dyshimet se shërbejnë për qëllime politike të LSDM dhe Zaev.

“Me akuzat e porositura politike nuk arritën qëllimet e tyre të uljes së përkrahjes që ka OBRM-PDUKM te qytetarët për zgjedhjet lokale në vijim. Prandaj tani kanë detyra të reja, duhet në mënyrë direkte të ndërhyjnë në zgjedhje dhe t’i ndihmojnë Zaevit. Këtë duan ta bëjnë me shtypje ndaj KSHZ dhe ndaj gjykatësve dhe për këtë shkak pa asnjë argument janë ngritur dy padi penale kundër dy anëtarëve të KSHZ dhe pesë gjykatësve dhe kjo dërgon mesazhin se kush nuk mendon si Zaev, do të jenë mjet i persekutimit politik”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat