Pesë shtetas të Maqedonisë pësojnë aksident të rëndë në Hungari

Maqedonia

Pesë shtetas të Maqedonisë pësojnë aksident të rëndë në Hungari

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 16:34
Aksidenti ne Hungari

Pesë shtetas të Maqedonisë janë lënduar në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në afërsi të autostradës M5 në afërsi të Budapestit në Hungari.

Lajmi është konfirmuar edhe nga autoritetet hungareze.

 Në aksident janë përfshirë dy makina, njëra e tipit “Mercedes” me targa bullgare, ku ishin shtetasit e Maqedonisë, ndërsa tjetra e tipit “Ford” me targa gjermane.

Makinës  me shtetasit e Maqedonisë i ka shpërthyer goma, dhe kjo ka bërë që makina e tipit “Ford” ta përplasë nga pas, pasi që ka lëvizur me shpejtësi të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat