Fëmijët e lagjes Bardhi të Bllacës do ta vazhdojnë shkollimin në Kosovë

Maqedonia

Fëmijët e lagjes Bardhi të Bllacës do ta vazhdojnë shkollimin në Kosovë

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 18:13
Nxenesit

Nxënësit e lagjes Bardhi të fshatit Bllacë po numërojnë ditët e fundit të pushimit veror. Ata tashmë kanë bërë përgatitjet e fundit mirëpo ndjehen të dëshpëruar për vështirësitë me të cilat do të përballen edhe këtë vit për të ndjekur mësimin në Kosovë, në shkollën fillore “Ilaz Thaçi” në komunën Hani i Elezit. Fëmjët që ka takuar ekipi i televizionit Alsat në fshat thonë se askush nuk brengoset për fatin e tyre edhe pse ecin rreth 6 kilometra në ditë.

"Unë shkoj në shkollë në Kosovë, Hani i Elezit dhe kemi shumë probleme me shku në shkollë, nuk kemi autobus. Kur shkojmë në shkollë, kur bie borë ose shi e kemi shumë problem, ka baltë dhe duhet të na ndihmojnë, duhet të bëjnë diçka për ne..Ishalla bëhet sa më shpejtë”.

"Edhe ky vit do të jetë i vështirë. E kemi shumë vështirë me shku në shkollë..Dëshirojmë ta bëjnë një shkollë në fshat”.

"Është shumë larg dhe shumë vështirë. Kur është shi ecim në këmbë, bëhemi me baltë edhe probleme mes kufirit kemi. Më mir se me pas shkollën këtu te Lagjja Bardhi nuk ka, shumë larg është prej këtu, mblidhemi shokë dhe shoqe dhe shkojmë. Kur është shi ndonjëherë shkojmë me makinë, por kur nuk është duhet në këmbë të shkojmë" shprehen disa fëmijë.

Ndërkohë, banorët e fshatit janë skeptikë për filimin e ndërtimit të shkollës fillore. Ata madje janë të revoltuar për mënyrën e trajtimit të banorëve të fshatit Bllacë. Siç thonë ata, vetëm gjatë periudhës së zgjedhjeve autoritete përkatëse u kujtohet në këtë fshat njerëz të gjallë.

"Premtime ka pas, realizime aspak. Zgjedhjet lokale po afrohen, ata vrapojnë, vijë për votën e tyre e realizime aspak..Prap shpresat nuk i humbim, shpresojmë të vijë dita dhe ua realizojmë ardhmërinë e fëmijëve tanë. Janë në shekullin 21 e ne vuajmë për shkollë 4 vjeçare, kjo ëhstë katastrofë e madhe”.

Gjithmonë na kanë gënjyer, i kemi dhënë votat edhe prap nuk është arrit asgjë, besojmë që këtë herë do ti mbajnë prmtimet- thonë banorët e fshatit.

Deri më sot, janë dhënë qindra premtime për ndërtimin e një shkolle fillore në lagjen Bardhi mirëpo kryetari i komunës Çuçer Sandevë asnjëherë nuk shprehu gatishmëri për realizimin e një projekti të tillë me arsyetimin se përgjegjës për këtë është Ministria e Arsimit. Ndërkohë, kjo e fundit u shfajësua duke thënë se komuna Çuçer Sandevë nuk shpreh gatishmër për kompletimin e e dokumentacionit për ndërtimin e objektit shkollor.

Ndryshe, arsimi fillor sikur edhe ai i mësim është jo vetëm i garantuar por edhe i detyrueshëm me Kushtetutë. Aty qartë theksohet se çdo shtetas i Maqedonisë ka të drejtë në arsimim i cili duhet të jetë arritshëm për secilin dhe në kushte të barabarta, por këto dispozita të Kushtetutës duhet ende kohë që të zbatohen në Bardh të Bllacës që ndodhet vetëm 25 kilometra nga Shkupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat