Gruevski flet për bombën prej tymi të LSDM-së

Maqedonia

Gruevski flet për bombën prej tymi të LSDM-së

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 22:39
Nikolla Gruevski

Me hapat që ka ndërmarrë LSDM, qytetarët do të paguajnë fatura më të larta të rrymës, ka thënë lideri i VMRO-së Nikolla Gruevski.

“LSDM ka hedhur, kushtimisht thënë, bombë tymi se do të aplikohet tarifë e lirë nga dy orë në ditë, ndërsa e sforcon liberalizimin që sipas ekspertëve që konsultova, do të sjell deri në 20 përqind rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Kjo është keq për popullin, populli nuk do të ndjejë asgjë nga ajo tarifë e lirë prej dy orësh në ditë…”, ka thënë Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat