LSDM sekret emrat e kandidatëve shqiptar për kryetarë komunash

Maqedonia

LSDM sekret emrat e kandidatëve shqiptar për kryetarë komunash

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 10:07
Zoran Zaev

LSDM po zhvillon biseda intensive me figura publike shqiptare, duke i bërë oferta për të kandiduar në siglën e partisë së tyre në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Bisedimet po zhvillohen drejtpërdrejt nga kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev, i cili tanimë ka zhvilluar disa takime me kandidatët e preferuar, edhe në ambientet e Qeverisë, por edhe në vendlindjen e tij Strumicë, ku i ka ftuar për dreka e darka.

Në LSDM nuk duan të flasin për emra, por thonë për INA në listën e kandidatëvekanë emra eminent shqiptarë, të dalluar në disa fusha, sidomos ate të biznesit.

Derisa për kandidatët maqedonas po zhvillohen anketa të brendshme, kandidatët e ofruar shqiptarë për në komunat shqiptare janë vetëm pjesë e bisedimeve, me ç’rast ai që do të pranojë, emri do ti publikohet në ditën e shpalosjes së kandidatëve.

LSDM po tenton që të nxjerrë kandidatë shqiptarë duke nisur nga komuna e Likovës, Haraçinë, Çair, Saraj, Studeniçan, Tetovë, Gostivar, Vrapçishtë, Dibër etj. Por po kalkulohet edhe në komuna tjera, por ende nuk është asgjë zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat