Komuna "Aerodrom": Qeveria po pengon ndërtimin e kopshteve të fëmijeve

Maqedonia

Komuna "Aerodrom": Qeveria po pengon ndërtimin e kopshteve të fëmijeve

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 14:45
Komuna Aerodrom

Komuna Aerodrom akuzon qeverinë se pengon ndërtimin e kopshtit të ri “Bumbara” në Novo Lisiçe. Nga komuna thonë se më shumë se një muaj qeveria refuzon ta vendosë në rend dite pikën për ndarjen e tokës në të cilën do të ndërtohet kjo çerdhe.

“Me shtyrjen e pikës për miratimin e tokës në të cilën duhet të ndërtohet çerdhja bashkëkohore, qeveria bën pengesa direkte mbi punën e Komunës Aerodrom. Komuna është e gatshme për fillimin e aktiviteteve ndërtimore për çerdhen e re për më shumë se 250 fëmijë, për të cilën janë siguruar mjete prej 30 milionë denarë”, thonë nga komuna.

Ata gjithashtu i bëjnë thirrje qeverisë që ta vendosë në rend dite çështjen e çerdhes dhe të lejojë të ndërtohet ajo, që sipas komunës do të përmbush nevojat e fëmijëve dhe prindërve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat