Drejtoria e doganave do të pranojë donacion nga Programi EXBS i SHBA-ve

Maqedonia

Drejtoria e doganave do të pranojë donacion nga Programi EXBS i SHBA-ve

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 23:42
Drejtoria e doganave

Drejtoria e doganave sot nënshkroi marrëveshje me të cilën nëpërmjet Programit për kontroll të eksportit dhe siguri kufitare të Ambasadës së SHBA-ve, do të fitojë donacion në pajisje me vlerë prej 55.874 dollarë.

Marrëveshja u nënshkrua nga kreu i Drejtorisë së doganave, Gjoko Tanasoski dhe këshilltari rajonal në Programin për kontroll të eksportit dhe siguri kufitare, George R.Clark.

Pajisja i dedikohet parandalimit të tregtisë joligjore të sendeve, dhe përbëhet nga dy sisteme për video inspektim, katër komplete të pajisjeve për matje të dendësisë, pesë komplete të pasjisjeve bazë për kryerje të kontrolleve dhe pesë mjete për detektim të rrezatimit.

“Kjo pajisje, të cilën të punësuarit në shërbimet e doganave do ta përdorin gjatë punës së përditshme, do të kontribuojë për luftë më efektive kundër krimit kufitar dhe për arritjen e rezultateve më të mira në zbulimin dhe parandalimin e tregtisë joligjore dhe në mbrojtjen e kufijve të shtetit”, thuhet nga Drejtoria e doganave.

Në takim është konstatuar nevoja për thellimin e bashkëpunimit gjatë periudhës së ardhshme me qëllim të përmirësimit të kapacitetit operativ të Drejtorisë së doganave dhe arritjen e rezultateve më të mira në mbrojtjen e kufijve dhe lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat