Deputetë sot i kthehen punës, seanca të dy komisioneve kuvendore

Maqedonia

Deputetë sot i kthehen punës, seanca të dy komisioneve kuvendore

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 08:53
Kuvendi i Maqedonisë

Deputetët prej sot kthehen në punë pas pushimit vjetori që e shfrytëzuan prej 18 gushtit. Sot janë planifikuar dy seanca.

Njëra e Komisionit për mbikëqyrje të punës së DSK-së dhe Agjencisë për zbulim, në të cilën deputetët do të diskutojnë për dy pika: për raportin e punës së DSK-së në vitin 2016 dhe raportin e punës së Agjencisë për zbulim në vitin 2016.

Ndërsa në Komisionin për mbrojtje dhe siguri është paraparë takim me delegacionin nga Britania e Madhe, i udhëhequr nga këshilltari për siguri dhe mbrojtje nga Departamenti për stabilizim, Stefan Glover.

Seanca e parë plenare pas pushimit të deputetëve është paraparë për të hënën më 4 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat