“Kokat” e VMRO-DPMNE gati valixhet pas zgjedhjeve, qendra strehimit në Republika Srpska?!

Maqedonia

“Kokat” e VMRO-DPMNE gati valixhet pas zgjedhjeve, qendra strehimit në Republika Srpska?!

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 08:01
Foto arkiv

Janë shtuar zërat se kokat e VMRO-DPMNE që dyshohen për vepra të ndryshme penale dhe që janë të akuzuar nga Prokuroria Speciale pas zgjedhjeve lokale do të arratisen jashtë vendit.

Këto zëra sipas INA janë shtuar në koluaret politike në Shkup, duke theksuar se dështimi i VMRO-DPMNE në zgjedhjet lokale do të bëjë që një pjesë e të akuzuarve të arratisen.

Javorja “Fokus” shkruan se MPB ka informacione se dy të akuzuarit Goran Grujovski dhe Boshkovski, ish-zyrtarë të lartë të DSK janë të strehuar në Republika Srpska. Ata po mbrohen nga pushteti aktual i Mirosllav Dodik.

Në këtë adresë pritet të shkojnë edhe zyrtarë të tjerë, pasi që Dodik, si aleat i pushtetit të Gruevskit deri tani është zotuar në mbrojtjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat