Ligji për gjuhët: OBRM-PDUKM kërkon largimin e flamurit evropian

Maqedonia

Ligji për gjuhët: OBRM-PDUKM kërkon largimin e flamurit evropian

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 12:22
Antonio Milloshosk

Diskutimi për ligjin për përdorimin e gjuhëve në Komisionin për çështje evropiane, u shënua me fjalime të koordinatorëve të grupeve të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski dhe Ilija Dimovski.

Milloshoski kërkoi që menjëherë të largohet flamuri evropian, pasi sipas tij me atë shpejtohet sjellja e ligjeve që janë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Flamuri evropian është keqpërdorur si “gjethe fiku” që ta fsheh jokushtetutshmërinë dhe pafuqinë e kreatorëve të ligjit. Ky propozim-ligj duhet të shkojë në diskutim publik, ndërsa ministri kompetent të tregojë sipas cilit akt evropian është në përputhje me legjislacionin tonë, që të ketë flamur evropian”, tha Milloshoski.

Ai shtoi se në asnjë nga raportet e BE-së dygjuhësia nuk ka qenë kriter për anëtarësimin e Maqedonisë dhe se opozita nuk është kundër që të diskutohet për të, por kundër keqpërdorimeve.

Propozimi i Milloshoskit u refuzuar nga ana e Komisionit. Ndërsa të pranishëm në seancë janë edhe përfaqësues diplomatik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat