“Ligji për përdorimin e gjuhëve është çështja e fundit e hapur nga Marrëveshja e Ohrit”

Maqedonia

“Ligji për përdorimin e gjuhëve është çështja e fundit e hapur nga Marrëveshja e Ohrit”

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 17:35
Ilustrim

Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve është çështja e fundit ligjore me të cilën përmbyllen temat e hapura në Marrëveshjen e Ohrit, e cila është e përfshirë në Kushtetutë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

“Duke e lexuar tekstin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila është e përfshirë në Kushtetutën e RM-së, vërej se kjo është çështja e fundit ligjore, që kërkon miratim ligji, po mbyllet. Prandaj, kur vendoseni pas çështjeve të hapura, realizimit të Marrëëeshjes së Ohrit, ne si Qeveri zyrtarisht qëndrojmë duke thënë se kjo është çështja e fundit e hapur. Por Marrëëeshja e Ohrit ka frymë. Kjo frymë mes tjerash kërkon përfaqësim të barabartë të qytetarëve në të gjitha institucionet, madje edhe në sektorin privat dhe çdokund tjetër”, tha Zaev, duke u përgjigjurr në pyetjen e gazetarëve “nëse ka garanci nga partnerët e koalicionit të BDI dhe të Aleancës për Shqiptarët se kjo me të vërtetë është çështja e fundit e hapur”.

Në pyetjen pse Qeveria ka vendosur që Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve ta dorëvzojë në Kuvend me flamur evropian, e jo me procedurë të rregullt, kryeministri Zaev theksoi se bëhet për shkak se ky ligj është pjesë e Programit kombëtar për harmonizim të legjislativave në rrugën e integrimeve evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat