Vazhdon debati në Parlament për Ligjin e gjuhëve

Maqedonia

Vazhdon debati në Parlament për Ligjin e gjuhëve

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 09:50
Kuvendi i Maqedonise

Komisioni kuvendor për çështje evropiane sot duhet ta vazhdojë seancën në të cilën debatohet për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë.

Me ligjin parashikohet që në të gjitha organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridik të cilët kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gazeta zyrtare përveç gjuhës maqedonase edhe letre e saj të jetë në gjuhën që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, gjuha shqipe.

Për propozuesin dhe deputetët e shumicës, ligji është pjesë e rrugës së integrimeve euroatlantike të Maqedonisë dhe në njëfarë mënyre nuk e prish as Kushtetutën e as karakterin unitar të shtetit.

Për deputetët e opozitës, ndërkaq, ai është kundër kushtetues sepse, sipas tyre, flet edhe fakti që bartet me flamur evropian, edhe pse nuk ka kurrfarë rregullative evropiane me të cilën harmonizohet dhe ai do të sjell vetëm ndarje shtesë, e jo kohezion në shoqëri.

Në Dhomën ligjdhënëse sot seanca do të mbajnë edhe komisionet për shëndetësi dhe për punë dhe politikë sociale. Në rend dite të Komisionit për shëndetësi është Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për studime mjekësore dhe përsosmëri të vazhdueshme profesionale të mjekëve në mjekësi, me procedurë të shkurtuar në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit për punë dhe politikë sociale do t’i shqyrtojnë Propozim ligjin për plotësim të Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë, Propozim ligjin për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit dhe Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë, të gjithë me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat