LSDM: Pas fitores në zgjedhje, reformat do të vazhdojnë edhe në nivel lokal

Maqedonia

LSDM: Pas fitores në zgjedhje, reformat do të vazhdojnë edhe në nivel lokal

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 11:33
LSDM

Partia në pushtet LSDM përmes një kumtese për media thekson se qeveria e re për vetëm 100 ditë ka sjellur vendime kyçe me të cilat është përmirësuar jeta e qytetarëve.

“Paratë po kthehen tek qytetarët, institucionet punojnë në shërbim të qytetarëve, ndërsa Maqedonia ka filluar fuqishëm të hapërojë drejt rrugës eurointegruese. Shumica parlamentare dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM për vetëm njëqind ditë kanë siguruar pagë minimale më të lartë në vlerë prej 12.000 denarëve për rreth 70.000 qytetarë, e kthejnë tarifën e lirë ditore të rrymës, zgjidhin përfundimisht problemin me 3000 punëtorët e falimentuar, sigurojnë ndihmë më të madhe për kompanitë vendore dhe filloi procedura për largimin e taksës radiodifuzive”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti shtojnë se po realizohet edhe premtimi për çlirimin e institucioneve, të cilat sipas kësaj partie, do të punojnë në interes të qytetarëve.

Ata më tej shtojnë se pas fitores që do të korrin në zgjedhjet lokale, reformat do të vazhdojnë edhe në nivel lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat