MOST: Të ndahet shteti nga partitë politike dhe të mos keqpërdoret administrata

Maqedonia

MOST: Të ndahet shteti nga partitë politike dhe të mos keqpërdoret administrata

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 15:36
MOST

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në konferencën e sotme të organizuar nga MOST me temë “Ndarja e shtetit nga partitë politike”, tha se ndrja e shtetit nga partitë politike është fjalë e dhënë dhe qeveria e re do të angazhohet për këtë.

Ai shtoi se qeveria e re ka ndërmarrë masa që para zgjedhjeve lokale të ndalohen manipulimet dhe keqpërdorimet zgjedhore, ndërsa premtoi se nuk do të ketë diçka të tillë.

Darko Aleksov nga Lidhja qytetare MOST theksoi se duhet vullnet politik nga gjitha paritët që të garantohet pavarësia e administratës publike, si dhe rritje të vetëdijes dhe kontribut nga gjithë aktorët shoqëror në lidhje me këtë çështje.

“Mbetet të shihet se si masat e qeverisë do të zbatohen para zgjedhjeve lokale dhe a do të kontribuojnë drejt sigurimit të ndarjes së shtetit nga partitë politike”, tha Aleksov.

Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, i cili theksoi se gjithë liderët politik duhet ta shfrytëzojnë procesin zgjedhor për ta vërtetuar angazhimin e tyre për vlerat evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat