RDM do të koalicionojë me LSDM-në në zgjedhjet lokale

Maqedonia

RDM do të koalicionojë me LSDM-në në zgjedhjet lokale

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 14:24
Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM)

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) në konventën e mbrëmshme partiake ka sjellur vendim për të shkuar së bashku me LSDM-në në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Nga RDM thonë se ky vendim është sjellur me pozitivitet nga Bordi Qendror i partisë, pas propozimit të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Delegatët sollën vendim përfundimtar për garim të përbashkët në koalicion me LSDM-në. Ky vendim erdhi pas pozitivitetit të Bordit Qendorë të RDM-së në lidhje me propozimin e LSDM-së. Në diskutimet në konventë u vlerësua se situata politike në vend dhe nevoja për vazhdimin e reformave përmes bashkimit të forcave”, thuhet në njoftimin e RDM-së.

Ndryshe, ky është edhe koalicioni i parë zyrtar para zgjedhjeve lokale të 15 tetorit në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat