LSDM: Asnjë referendum nuk mund ta shpëtojë OBRM-PDUKM-në nga humbja në zgjedhjet lokale

Maqedonia

LSDM: Asnjë referendum nuk mund ta shpëtojë OBRM-PDUKM-në nga humbja në zgjedhjet lokale

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 18:45
LSDM

Asnjë referendum për çështje inekzistente nuk do ta shpëtojë OBRM-PDUKM-në nga humbja e rëndë që do ta gjejë në zgjedhjet lokale, kur qytetarët do ta dënojnë për funksionimin e deritanishëm kriminal, shkatërrues dhe anti-shtetëror, thuhet në reagimin e LSDM-së kundër deklaratës së OBRM-PDUKM-së në lidhje me çështjen e refugjatëve në Maqedoni.

“Maqedonia ishte dhe do të vazhdojë të jetë shtet tranzit për refugjatë dhe dëshmi më e mirë për këtë është se deri më tani nëpër Maqedoni kanë kaluar mbi një milion refugjatë, ndërsa nga ato vetëm 15 persona kanë mbetur në qëdrim të përkohshëm”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM theksojnë se për ta dëshmuar sa e pakuptimtë dhe sa absurde është kjo propagandë e Gruevskit, publikisht e kanë thënë se do të votojnë ‘për’ në referendumet e organizuara nga OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat