Komisioni për anti-korrupsion hap rast për riorganizimin pas nënshkrimit të zgjedhjeve lokale

Maqedonia

Komisioni për anti-korrupsion hap rast për riorganizimin pas nënshkrimit të zgjedhjeve lokale

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 13:37
Komisioni për anti-korrupsion

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit sot vazhdoi me seancat publike në lidhje me ankesat dhe kërkesat kidhur me procesin zgjedhor. Komisioni hapi rast të ri për riorganizimin pas shpalljeve të zgjedhjeve lokale dhe refuzoi si të pabazë edhe një ankesë tjetër.

Në seancën e sotme Komisioni vendosi ta hap rastin në lidhje me ankesën për riorganizimin e Elena Shikallovska nga Ohri, kundër spitalit të përgjithshëm të Ohrit.

Ajo është rivendosur në një vend tjetër pune pas nënshkrimit të zgjedhjeve lokale, ndërsa gjithashu mbi bazë të njëjtë të dokumenteve të dorëzura i është ulur edhe paga.

Komisioni refuzoi ankesën e Jovica Jovevski si të pabazë kundër Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, e cila gjithashtu ankohej për riorganizim joligjor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat