Gruevski: LSDM manipulon me emigrantët

Maqedonia

Gruevski: LSDM manipulon me emigrantët

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 19:39
Nikolla Gruevski

Gjatë një prononcimi për mediat, ish-kryeministri Nikolla Gruevski kritikoi ashpër konceptin e LSDM-së për pagën minimale, si dhe kritikoi ashpër qasjen që ka qeveria e re në raport me emigrantët.

Gjatë fjalës së tij lideri i opozitës akuzoi edhe Komisionin Shtetëror Zgjedhor, institucion i cili sipas Gruevskit, pranon urdhëra nga LSDM-ja.

”Komisioni Shtetëror Zgjedhor, mori urdhër nga LSDM, të mos e lejojë votimin në lidhje me emigrantët nëpër të gjith komunat e Maqedoninisë. LSDM ka frikë nga referendumi për emigrantët”, tha lideri i opozitës, Nikolla Gruevski.

”Brenda një periudhe 1 deri 2 vjeçare, qytetarët e në vecanti puntorët do t’i ndjejnë pasojat e konceptit të gabuar që proklamon LSDM-ja në lidhje me pagën minimale, pas kësaj periudhe qytetarët do ta kuptojnë se janë humbësit më të mëdhenj nga ky koncept”, shtoi më tej Gruevski. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat