SHGM dorëzon vërejtje për projektligjin për media

Maqedonia

SHGM dorëzon vërejtje për projektligjin për media

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 15:16
SHGM

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGPM) dhe Këshilli për etikë në mediat në Maqedoni (KEMM) dje dërguan vërejtje deri te Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë për projektligjin për emërim dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale.

“Vërejtjet kryesore të organizatave ishin për përqindjen që ndahet nga buxheti shtetëror për financimin e RTM-së, përcaktimin e listës të propozuesve të anëtarëve për Këshillin e RTM dhe për Këshillin e Agjencisë për media, si dhe fshirja e dy neneve nga ligji që kanë të bëjnë me parimet për raportim të gazetarëve gjatë fushatave zgjedhore”, thuhet në njoftimin e SHGM-së.

Ata më tej shtojnë se mbesin në qëndrimin se një për qind nga buxheti duhet të ndahet për financimin e RTM.

“Gjithashtu, me ndryshimet e ligjit është parashikuar që kanali i dytë i RTM-së të shndërrohet në kanal i posaçëm me program vetëm në gjuhën shqipe, ndërsa programi i bashkësive etnike tjera do të transferohet në kanalin e tretë. Të gjitha këto obligime të RTM-së kërkojnë zmadhim të mjeteve për funksionimin e saj formal si servil publik i pavarur dhe profesional, i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve”, thonë nga SHGM.

Në vërejtjet kërkohet edhe ulje e tarifës për licencë për transmetim televiziv ose të radios. Gjithashtu, insistohet Agjencia për media para se të fillojë ndonjë procedurë penale, duhet publikisht t’i paralajmërojë mediat.

SHGM, SPGPM dhe KEMM kërkojnë edhe fshirje të neneve 62-a dhe 62-b nga ligji, të cilët kanë të bëjnë me pluralizmin politik në lajme dhe në programe informative ditore gjatë fushatave zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat