Zaev paralajmëroi pako të re të masave për tërheqjen e investimeve të fundit

Maqedonia

Zaev paralajmëroi pako të re të masave për tërheqjen e investimeve të fundit

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 16:55
Zoran Zaev

Kushtet për investuesit e huaj në Maqedoni vazhdimisht po përmirësohen, e ashtu vazhdon edhe Qeveria e re, paralajmëroi kryeminsitri Zoran Zaev në takimin e sotëm me investuesit gjermanë, anëtarë të Shoqatës Ekonomike të Maqedonisë.

“Vazhdojmë t’ju shërbejmë në tejkalimin e të gjitha problemeve. Llogarisni në mbështetjen tonë për çdo ide tuajën jemi këtu ta inkurajojmë. Nëse nuk gjendet zgjidhje në hap të parë, sigurisht do të gjendet në të dytin”, porositi kryeminsitri Zaev.

Paralajmëroi se nesër do të publikohet pakoja e re e masave për tërheqjen e investimeve të huaja, të cilat, siç tha, kryesisht do të dedikohet për investues të huaj, por do t’u referohet edhe të vjetërve. Ndryshimet në pakon e re do të jenë në drejtim të stimulimit më të madh të kompanive  që investojnë më shumë në zhvillim, e ajo, siç tha, do të kontrollohet nga llogaria përfundimtare. U bëri thirrje investuesve të huaj që gjatë periudhës në vijim të ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjeve në mënyrë që nga Viti i Ri të fillojnë të funksionojnë masat e reja.

Stimulim, siç tha, do të ketë edhe për rritje të eksportit të kompanive dhe premtoi kërkesë të çfarëdo lloj mënyre për t’u ulur barrierat administrative dhe investuesit vëmendjen e tyre ta kahëzojnë drejt zhvillimit dhe krijimit të përfitimit.

Përfaqësuesi i Odës Ekonomike gjermane, Patrik Martens theksoi se Oda në periudhën në vijim do të fokusohet në përmirësimin e arsimit profesional në vend dhe shtoi se së shpejti në Maqedoni do të vijnë instruktorë të cilët do të kryejnë trajnime në ndërmarrjet me qëllim që të krijohet fuqi profesionale e punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat