Seanca për gjuhën shqipe, VMRO-ja kërkon pauzën e parë

Maqedonia

Seanca për gjuhën shqipe, VMRO-ja kërkon pauzën e parë

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 08:36
Kuvendi i Maqedonise

(E plotësuar) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në fillim të vazhdimit të parë të seancës ku duhet të debatohet për propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve në lexim të parë, është dhënë pauzë njëorëshe, me kërkesë të koordinatores të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Bllagica Llasoska.

Në fillim të vazhdimit të seancës, Zoran Ilievski, gjithashtu koordinator i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, në mënyrë procedurale shprehu qëndrim se ata si parti më e madhe opozitare në Parlament, i kanë dërguar letër të hapur kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi në të cilën, siç tha, e kanë informuar cilët nene të Rregullores së Kuvendit janë shkelur për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Ilievski e përsëriti qëndrimin se për ligjin e propozuar, komision amë duhet të jetë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, e jo Komisioni për çështje evropiane. Nuk janë plotësuar kushtet që ligji të sillet me parashenjë të flamurit evropian, tha Ilievski i cili kërkoi edhe debat publik për ligjin.

Pas reagimit procedural të Ilievskit, bashkëpartiakja e tij Lalloska kërkoi pauzë prej një ore. Fillimisht Xhaferi nuk e pranoi kërkesën dhe kërkoi që shërbimet kuvendore të nxjerrin listë të personave të paraqitur për të marrë fjalën për ligjin. Pas instistimit të Lalloskës, me qëllim, siç tha ajo, të mos përsëriten situatat e tensionuara si ditën e djeshme, shpalli pauzë.

Propozim-ligji për gjuhët sot në seancë plenare

Kuvendi i Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 15-të, në rend dite të së cilës është propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë.

Në këtë seancë duhet të rishikohet edhe propozim-ligji për dhënien e bonove me vlerë, në lexim të parë të dorëzuar nga deputetët e opozitës.

Deputetët gjithashtu do të diskutojnë edhe për interpelancat për punën e ministrit të Financave, Dragan Tevdovski, ministrit të Kulturës, Robert Allagjozovski dhe ministrit të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat