Kuvendi i Maqedonisë, vazhdon debati për ligjin e gjuhës

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë, vazhdon debati për ligjin e gjuhës

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 16:19
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë hapi debatin e përgjithshëm në seancë plenare për Ligjin e gjuhës shqipe megjithatë diskutimet akoma vijojnë mbi binaret e ditëve të kaluara.

Opozita vlerëson se në propozim Ligjin për gjuhën shqipe, mbi 90% e neneve janë kundër-kushtetuese dhe akuzon BDI-në se me këtë ligj po tenton të mbuloj aferat e saja korruptive.

Për dallim nga ditët tjera, sot deputetët e shumicës parlamentare replikuan me deputetët opozitar. Tomisllav Tuntev i LSDM-së, theksoi se flamuri Evropian në ligj nuk është vendosur nga deputetët por nga Qeveria.

Branko Manajllovski nga BDI-ja, ironizoi me përmbajtjen e deklaratave të deputetëve opozitar dhe i kritikoi ato për qasje nacionaliste.

Në seancën e sotme pothuajse të gjithë deputetët janë paraqitur për të marrë fjalën, ndërsa pas çdo fjale, opozita kërkon procedurale dhe replika.

Dinamika aktuale nuk përjashton mundësinë që Ligjin për gjuhën shqipe, ta ndjekë fati i procedurës për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski, kur debati nuk kishte fund. Ditë më parë, Ligji për gjuhën shqipe kaloi në Komisionin për sistem politik ku leximi i parë u miratua me 9 vota pro dhe 8 kundër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat