BDI shpall listën përfundimtare të kandidatëve për kryetarë komunash

Maqedonia

BDI shpall listën përfundimtare të kandidatëve për kryetarë komunash

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 19:31
BDI

Kryesia qendrore e BDI-së në mbledhjen e sotme të mbajtur në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, i konfirmoi kandidatët e saj për kryetarë komunash në komunat ku ajo do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në tetor.

“Zgjedhjet e 15 tetorit janë shumë të rëndësishme sepse qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre të cilët më pas duhet të gjejnë zgjidhje për nevojat e tyre të përditshme.”, thuhet në deklaratën e BDI-së.

Zëshënësi i Shtabit qendror zgjedhor të BDI-së, Arbër Ademi i kumtoi emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga rradhët e tyre: në Likovë – Erhan Arifi, në Haraçinë – Isuf Bislimi, në Çair – Visar Ganiu, Shuto Orizarë – Xhelal Çajani, Studeniçan – Femi Jonuzi, Saraj – Blerim Bexheti, Zhelinë – Fatmir Izairi, Tearcë – Isen Asani, Tetovë – Teuta Arifi, Bogovinë – Berzat Bejtullahu, Vrapçisht – Gajur Rushiti, Gostivar – Nevzat Bejta, Dibër – Ruzhdi Lata, Kërçovë – Fatmir Dehari, Pllasnicë – Ismail Jaovski, Dollnen – Xhemail Qamili dhe në komunën e Strugës do të garojë Ramiz Merko.

Për komunën e Bërvenicës, BDI nuk do të garojë me kandidat nga rradhët e saj, por do të mbështesë kryetarin aktual, kandidatin e pavarur, Enver Pajaziti. Për komunat Manastir, Ohër dhe Gazi Babë, BDI do të marrë pjesë me lista të përbashkëta për këshilltarë komunal me partitë tjera shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat