Luljeta Aziri bartëse e listës për këshillin e komunës së Gostivarit të Koalicionit Aleanca për Shqiptarët

Maqedonia

Luljeta Aziri bartëse e listës për këshillin e komunës së Gostivarit të Koalicionit Aleanca për Shqiptarët

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 09:19
Luljeta Aziri

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët në përbërrje të RDK dhe UNITETI, për bartëse të listës për këshillin e komunës së Gostivarit, për herë të parë do të jetë një femër, Luljeta Aziri, e cila me aklamacion u pranua nga organet më të larta të dy subjekteve respektive.

Luljeta Aziri është pedagoge e jashtëzakonshme që ka nxjerr gjenerata të tërrë të nxënësve në Gostivar, e edukuar me një klasë të lartë nga prindi dhe mësuesi Xhafer Gashi, dhe ka nda jetën si bashkëshorte me kontribusin më të madh të sektorit civil në Gostivar dhe më gjërë, Lulzim Aziri. Profesoresha Luljeta Aziri do të udhëheq një listë të këshilltarëve që dominojnë gjenerata e re, dhe në këtë mënyrë do të japin një kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e jetës së qytetarëve në komunën e Gostivarit, me qëllim që rinia mos të na largohet nga vatrat shekullore. Në vijim ju paraqesim një pjesë të kësaj gjenerate që do ta shoqërojnë profesoreshën e nderuar Luljeta Aziri.

LULJETA AZIRI

ENIS ELEZI
ADNAN SINANI
LEONITA ILJAZI
AVNI ELEZI
AGON FEJZA
GAZMEND ABDULLAJI
JASIN HALILI
BELKIZE AJDARI
FISNIKE DEMIRI
SHEVAL NUHIU
JUSUF EMRULI
MJAFTIME ASANI
VALDET VELIU
MAHIR AZIZI
EJDINA SHABANI
MUHAMED SELIMI
HASIP BEQIRI
DIELLZA ALIJI
KALTRINA GASHI.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat