Kasami largohet nga Kuvendi i Maqedonisë

Maqedonia

Kasami largohet nga Kuvendi i Maqedonisë

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 13:36
Bilall Kasami

Lideri dhe deputeti i Lëvizjes BESA edhe zyrtarish u largua nga Kuvendi i Maqedoni pasi që sot i njëjti nënshkroi dorëheqjen nga posti i deputetit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ai u shpreh se dorëheqjen e ka bërë me kënaqësinë më të madhe që t’ju shërbej tetovarëve.

“Të nderuar qytetarë, të respektuar anëtarë të Lëvizjes BESA dhe ju tetovarë të dashur, sapo e nënshkrova dorëheqjen time nga detyra e deputetit në Kuvendit e Republikës së Maqedonisë. I nderuar që kisha mundësi gati një vit t’i shërbej qytetarit shqiptar të Maqedonisë, me kënaqësi sot po jap dorëheqje për ta pranuar sfidën e re për udhëheqjen e Komunës së Tetovës, që kështu t‘u shërbej të gjithë tetovarëve. Na priftë e mbarë dhe mirëfestofshim në Tetovën tonë!”, u shpreh pas nënshkrimit të dorëheqjes lideri i BESËS, Kasami.

Përndryshe, ka skaduar afati i dorëzimi të listave për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15  tetor ku do të zgjedhen kryetarë komunash dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Komisionet zgjedhore të Komunave në afat prej 48 orëve nga pranimi i listës së kandidatëve duhet të konfirmojnë se a është dorëzuar në afat përkatës dhe a është përbërë në pajtueshmëri me dispozitat e Kodit Zgjedhor.

Më 25 shtator fillon zyrtarish fushata parazgjedhore për rrethin e parë e cila dhe do të përmbyllet dy ditë para zgjedhjeve të 15 tetorit, ndërsa më 14 tetor do të jetë heshtje parazgjedhore. Fushata për rrethin e dytë do të fillojë pas votimit të rrethit të parë dhe do të përmbyllet më 27 tetor. Votimi për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat