Qeveria e Maqedonisë e përshëndet raportin e Priebe

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë e përshëndet raportin e Priebe

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 18:38
Qeveria e Maqedonisë

Qeveria konsideron se raporti i Reinhard Priebe për çështje sistematike nga sfera e qeverisjes së të drejtës i publikuar sot jep imazh real për sfidat sistematike dhe shumëvjeçare të cilët i ka trashëguar pas marrjes së pushtetit në qershor të vitit 2017, duke gjetur “shtet të robëruar”. Në kumtesën e sotme Qeveria e përshëndeti punën e grupit të ekspertëve të Reinhard Priebe për çështjet sistematike nga sfera e qeverisjes së të drejtës edhe në këtë Raport të dytë shikon si në vazhdim të raportit të Priebesë në vitin 2015.

Në kumtesë përmendet se raporti i sotëm i cili i dedikohet periudhës qershor 2015 – qershor 2017 është përgatitur në bashkëpunim të plotë të të gjithë institucioneve shtetërore me grupin e ekspertëve nga Priebe. “E përshëndesim konkluzionin e grupit të përmendur në raportin për ndryshimin pozitiv në kontekst politik dhe përkushtimin e më të madh nga ana e institucioneve për zgjidhje proaktive të sfidave politike dhe ndërmarrje të përgjegjësisë”, thuhet në kumtesë.

Qeveria dakordohet me konstatimin se në periudhën 2015-2017 shumë pak gjëra janë përmirësuar në sferat nga raporti dhe se kjo do të thotë shumë kohë e humbur për Maqedoninë. “Pikërisht në 100 ditët e para të punës, Qeveria e re arrin t’i shqyrton këto probleme dhe e shqetësuar për kohën e humbur të deritanishme dhe shanset përpiloi Plan reformues 3-6-9, i cili tani përfshin një pjesë të problemeve të konfirmuar në raportin e ri të grupit të ekspertëve të Priebe dhe hap rrugë për zgjidhje të tyre”, thuhet në kumtesën qeveritare.

Raporti i Priebe do ta shfrytëzojë si drejtim për sendërtim dhe përmirësim të Planit 3-6-9, si dhe për përcaktim të masave prioritare për periudhën e ardhshme. Planet e Qeverisë do të bëhen në bazë të analizave adekuate dhe në proces të hapur dhe inkluziv me Kuvendin, opozitën dhe shoqërinë civile. “Plani reformues i Qeverisë i mbulon të njëjtat tema si edhe raportin e Priebe 2017 për shkak se fillimisht Plani 3-6-9 është përpiluar në pajtueshmëri të vërejtjeve nga raporti i parë i Priebesë nga viti 2015”, shtohet në kumtesë.

Katër sferat kyçe të raportit të sotëm janë gjyqësia, zbatimi i ligjit dhe ndjekja e veprave penale (policia dhe prokuroria publike), trupa të pavarur (rregullatorë, kontrollues dhe mbikëqyrës) dhe mediat dhe shoqëria civile. “Qeveria ka qasje serioze drejt ndryshimeve esenciale të cilët duhet të bëhen jo vetëm në planet dhe dokumentet zyrtare, por edhe në vepër në praktikë pa përsëritje të gabimeve nga e kaluara”, shtohet në kumtesë. “Qëllimi i Qeverisë është që t’i zgjidhë problemet në mënyrë esenciale, ndërsa Komisioni Evropian me verifikim të progresit që të mundësojë ripërtëritje të rekomandimit të pakushtëzuar për fillim të negociatave me BE-në dhe hapje e shpejtë e procesit negociues për anëtarësim të Maqedonisë në BE”, thuhet në kumtesën qeveritare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat