“Standard and Poor’s” konfirmon rejtingun kreditor të Maqedonisë

Maqedonia

“Standard and Poor’s” konfirmon rejtingun kreditor të Maqedonisë

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 13:49
Agjencia “Standard and Poor’s”

Agjencia “Standard and Poor’s” informoi se e konfirmon rejtingun kreditor të Maqedonisë BB, me gjendje stabile. Konfirmimi i gjendjes stabile i shfaq vlerësimet e “Standard and Poor’s” për rreziqe të balancuara përmes traektores së borxhit publik dhe pasigurisë politika nga njëra anë dhe perspektivat e volitshme ekonomike nga ana tjetër.

Në raportin e “Standard and Poor’s” thuhet se kriza politike është tejkaluar me formimin e Qeverisë së re dhe pritet nivel i arsyeshëm i vazhdimësisë në politikat shtetërore, që do të kishte rezultuar me përmirësim të besimit dhe intensifikim gradual të rritjes ekonomike.

“Standard and Poor’s” thekson se mund të vijë deri te përmirësimi i rejtingut në qoftë se reformat e orientuara kah rritja ekonomike e bazuar në më shumë burime rezultojnë me rritje më të lartë të të ardhurave, me efikasitet më të lartë dhe llogari dhënie të institucioneve publike dhe procesit të udhëheqjes së politikave.

Në të kundërtën, në përkeqësim të mundshëm të rejtingut kreditor mund të ndikojë kthimi i tensioneve politike, që do të kishte ndikim negativ mbi rritjen e investimeve të huaja, si dhe në rast të mungesës së disiplinës fiskale ose aktiviteteve jashtë-buxhetore që do të kishin vënë në dyshim mbajtjen e borxhit publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat