Rregulla të reja për subvencionim dhe kultura të reja në bujqësinë e Maqedonisë

Maqedonia

Rregulla të reja për subvencionim dhe kultura të reja në bujqësinë e Maqedonisë

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 19:42
Ilustrim

Me ndihmën e ekspertëve të huaj do të vlerësohet se në cilët rajone, cilat kultura duhet të mbjellen. Në periudhën e ardhshme, Ministria për bujqësi, pylltari dhe ujëra për bujqit do të ofrojë udhëzime të qarta se cilat kultura në cilat rajone duhet të mbjellen që të kenë sasi dhe cilësi të kulturave të mbjellura bujqësore, ndërsa në të ardhmen planifikohet ndryshim edhe në modelin e subvencionimit.

“Do të ketë edhe rritje të subvencioneve, por edhe ndërlidhja e tyre me të arritura, me rezultate. Rajonizimi do të tregojë se cilat lista prioritare i kemi për rajonat përkatëse dhe kjo do të jetë një argument për atë se kah do të orientohet subvencionimi në bujqësi”, tha ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski.

Nikollovski thotë se me kërkesë të bujqve, Inspektorati fito-sanitar i shtetit do të bëjë revizion dhe kontroll të asaj se çfarë fara dhe preparate shiten në vend. Sipas bujqve, korrjet e dobëta dhe jocilësore kanë qenë pasojë pikërisht e materialeve dhe preparateve jocilësore që shiten në vend. Për të pasur korrje cilësore dhe të unifikuar, bujqit kërkojnë edhe revitalizim të sistemeve për ujitje.

“Tanimë kemi nënshkruar kontratë dhe kemi projekt për pesë sisteme të reja për ujitje që do të jenë të projektuara dhe të realizuara me përkrahjen e tyre”, shtoi Nikollovski.

Risi është fakti që ekspertë nga Sllovenia do të dalin në terren së bashku me këshilltarët bujqësorë të vendit nga njësitë rajonale për përkrahje të bujqësisë dhe do ju ndihmojnë bujqve të arrijnë cilvsi më të lartë dhe sasi më të madhe të kulturave, por do të ofrojnë ndihmë edhe në pjesën administrative, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme për subvencionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat