Kryeministri Zaev arsyeton shkurtimin e buxhetit të prokurorisë

Maqedonia

Kryeministri Zaev arsyeton shkurtimin e buxhetit të prokurorisë

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 21:32
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev arsyeton shkurtimet në buxhetin e vitit 2017 për Prokurorinë Publike. Sipas tij, mbi gjysmë milion eurot e shkurtuara nga buxheti i organit të akuzës janë para të destinuara për lëndë të caktuara, por që deri në ditën e rishikimit të buxhetit, të njëjtat nuk janë zbatuar.

“Një numër i lëndëve dhe artikujve që ishin parashikuar, as nuk kishin filluar dhe as nuk kishte mundësi të realizoheshin. Nëse për shembull për realizimin e një lëndë janë parashikuar 2 milion euro, në ditën kur është bë rishikimi i buxhetit, realizimi ka qenë 0, 5 ose 7 për qind dhe u konstatua se këto mjete nuk realizohen aspak. Të gjitha kapacitetet realizuese, Qeveria dhe Ministria e financave do t’i ndjek me mjete financiare”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Megjithatë Zaev vlerëson se rrogat e Prokurorëve Publik nuk do të shkurtohen, pavarësisht shkurtimit të buxhetit.

“Gjatë kësaj jave do të zhvilloj takim me Ministrin e financave dhe me institucionet e drejtësisë që t’i evidentojmë të gjitha rezervat e buxhetit aktual dhe t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për rritjen e rrogave nëpër Prokurori Publike”, përfundoi Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat