Gjendja në rrugët e Maqedonisë

Maqedonia

Gjendja në rrugët e Maqedonisë

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 10:18
Ilustrim

Rruga magjistrale Prilep-Manastir, në afërsi të fshatit Srpci, nga ora 4:40 është e mbyllur për komunikacion në të dy drejtimet për shkak të një aksidenti.

Siç informojnë nga LAMM, komunikacioni riorientohet kah rruga e vjetër.

Prej dje (16 shtatori) ka ndryshim të rendit në komunikacion në rrugën magjistrale A2, pjesa Kërçovë-Ohër (Preseka-Pesoçan) për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore. Rendi i komunikacionit është i paraparë me kalim nga njëra korsi në tjetrën dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve ndërtimore.

Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet nëpër korsi të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë qyteteve është mesatar.

Në vend kalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat