Aleanca për Shqiptarët përgënjeshtron zërat se rrezikohet me mospjesëmarrje në zgjedhje

Maqedonia

Aleanca për Shqiptarët përgënjeshtron zërat se rrezikohet me mospjesëmarrje në zgjedhje

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 11:33
“Aleanca për Shqiptarët”

Shtabi qendror i partisë “Aleanca për Shqiptarët” ka demantuar zërat që qarkullojnë në opinionin publik për gjoja se ky subjekt po ballafaqohet me probleme teknike dhe rrezikohet me mospjesëmarrje në zgjedhjet lokale më 15 tetor.

Aleanca për shqiptarët, ka deponuar dokumentacionin e kompletuar në Komisionin shtetëror zgjedhor, për të cilin ka marrë vërtetim se është në rregull dhe i pranuar zyrtarisht nga KSHZ.

“Shprehim keqardhje që disa media elektronike (portale) patën për qëllim vënien në konfuzion të opinionit publik apo dëmtimin e Aleancës për shqiptarët. Lidhur me këtë çështje apelojmë keqdashësit që: asgju nuk do të ndalojë rrugëtimin e suksesshëm politik të Aleancës për shqiptarët. Ndryshimet janë vullnet i popullit dhe jo produkt i mediave të caktuara”, thuhet në kumtesën e Aleancës për shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat