Zjarri në afërsi të rrugës rajonale Prilep-Gradsko ndërpret komunikacionin

Maqedonia

Zjarri në afërsi të rrugës rajonale Prilep-Gradsko ndërpret komunikacionin

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 17:37
Ilustrim

Zjarri që u shfaq sot pasdite në afërsi të rrugës rajonale Prilep-Gradsko, në afërsi të restoranit “Çe”, ende është aktiv dhe shkakton probleme në zhvillimin e komunikacionit në atë rrugë.

Digjen drunj dhe kullosë në të dyja anët e rrugës. Komunikacioni që u ndërpre tërësisht për shkak të zjarrit, tani bëhet vetëm në një korsi.

Ekipet e zjarrfikësve janë nisur në terren për shuarjen e zjarrit..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat