Bujar Osmani: Avancimi i Malit të Zi në rrugën drejt BE i favorshëm për gjithë rajonin

Maqedonia

Bujar Osmani: Avancimi i Malit të Zi në rrugën drejt BE i favorshëm për gjithë rajonin

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 13:36
Bujar Osmani

Zëvendës kryeministri i Maqedonisë, për çështje evropiane Bujar osmani, sot ishte nikoqir i komiteti të tretë të përbashkët të Malit të Zi dhe Maqedonisë, që u zhvillua në Shkup

Maqedonia ishte e para ajo që iu qas procesit të Stabilizim Asocimit që në vitin 2001,  dhe në periudhën e mëvonshme ka avancuar në mënyrë të shkëlqyer që ti bashkohet BE-së. Përvojat tona atëherë i ndanim me të gjitha vendet e rajonit në mesin e të cilave edhe Mali i Zi. Sot pasi ne kemi kaluar një kohë të gjatë në avancimin drejt BE-së, përvoja malazeze e cila i ka filluar dhe me sukses po shkon drejt BE-së, padyshim se paraqet përfitim kryesor si për Maqedoninë ashtu edhe për vendet tjera-që dëshirojnë të anëtarësohen në BE, theksoi Bujar Osmani në takimin me gazetarët. Nga Mali i Zi , i pranishëm në këtë takim ishte ministri për çështje evropiane dhe i Malit të Zi në bisedimet me BE, Aleksandër Andrija i cili ka se në këtë takim janë shkëmbyer përvojat e të dyja vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat