"Neues Deutschland": Ja raportet e vështira mes Maqedonisë dhe shteteve fqinje dhe kur do ndodhë zgjidhja e kontestit të emrit

Maqedonia

"Neues Deutschland": Ja raportet e vështira mes Maqedonisë dhe shteteve fqinje dhe kur do ndodhë zgjidhja e kontestit të emrit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 shtator 2017 Në ora: 17:03
Ilustrim

Qeveria e re maqedonase kërkon integrimin e shpejtë të vendit në NATO dhe BE, megjithatë ajo akoma ka raporte të vështira me shtetet fqinje, shkruan fillimisht media gjermane “Neue Deutschland”.

Maqedonia që nga pavarësia në 1991 nuk ka probleme vetëm me Athinën, por me të gjitha shtetet fqinje. Rrënjët e konflikteve janë që nga koha e Luftërave Ballkanike 1912/13. Greqia nuk ia njeh emrin dhe nga presioni i Athinës, shteti i vogël ballkanik është njohur si FYROM në organizatat ndërkombëtare.

Nacionalistët bullgarë kontesojnë përsëri kombin dhe gjuhën, që sipas tyre është një dialekt i brendshëm i tyre. Shqipëria luan rolin patriarkal, si mbrojtëse e komunitetit shqiptar në Maqedoni. Raportet me Kosovën janë përkeqësuar që nga kryengritja e 2001, ku rebelët shqiptarë me ndihmën e UÇK së Kosovës për pak sa nuk shkaktuan luftë civile, përcjell botasot.info.

Mbi të gjitha raportet me Greqinë dhe Bullgarinë janë ftohur krejtësisht, që gjatë kohës së udhëheqjes së Nikola Gruevskit. Ai reagonte provokativisht, në lidhje me bllokadën greke në anëtarësimin e saj në BE dhe NATO. Ai jo vetëm aeroportet dhe autostradat i ka emërtuar me emrin e Aleksandrit të madh, por edhe mjaft statuja në qendrën e qytetit.

Sipas medias së majtë gjermane, kjo tashmë ka ndryshuar prej kohës së ndryshimit të qeverive. Por kësaj here doli një problem me Serbinë, e cila për një kohë të shkurtër thirri stafin diplomatik. Me rëndësi është njëherësh të zgjidhet kontesti i emrit me Greqinë dhe kjo sipas medias greke  »Kathimerini« do zgjidhet gjatë 2018. Kjo pasi BE dhe SHBA kanë shpresë që zgjidhja të vijë mes zgjedhjeve komunale dhe presidenciale.

Në fakt kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar nga përfaqësuesi i OKB, Matthew Nimetz, për të gjetur një zgjidhje deri në fund të vitit. Kjo është më pak e vështirë nëse quhet Maqedonia e Epërme ose Maqedonia Veriore, pasi ai mund të realizohet vetëm me anë të referendumit./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat