Aktivisti i LR PDSH-së nga Haraçina kalon në LSDM

Maqedonia

Aktivisti i LR PDSH-së nga Haraçina kalon në LSDM

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 23:46
Blerim Sinani në LSDM

Intelektuali nga Haraçina, Blerim Sinani, ka vendosur të largohet nga Aleanca për Shqiptarët dhe t’i bashkëngjitet LSDM-së.

Informacionin për Gazetën Lajm e kanë konfirmuar përfaqësues të degës së LSDM-së në Haraçinë. Degët e këtyre dy partive në Haraçinë janë futur në rivalitet të madh dhe dy ditët e fundit vërehen kalime të vazhdueshme nga njëra në anën tjetër dhe anasjelltas.

Aleanca e Zijadin Selës në Haraçinë garon me Isen Ramadanin, kurse LSDM me Milikije Alimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat