Deputetët sot diskutojnë për ligjin për punëtorët e falimentuar

Maqedonia

Deputetët sot diskutojnë për ligjin për punëtorët e falimentuar

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 09:22
Kuvendi i Maqedonise

Kuvendi i Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 12-të në të cilën duhet të diskutojë për propozim-ligjin për sigurim material të punëtorëve të falimentuar.

Ligji është dorëzuar nga deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa me këtë pritet të zgjidhet statusi i të falimentuarve, të cilët nuk u përfshinë nga ligji i kaluar.

Në rend dite në këtë seancë është edhe propozim-ndryshimi i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale i dorëzuar nga grup deputetësh.

Pas përfundimit të kësaj seance deputetët duhet ta vazhdojnë seancën e 15-të, në rend dite në të cilën janë Ligji për përdorimin e gjuhëve, Ligji për artistin kombëtar në Maqedoni dhe propozim-ligji për dhënien e vauçerëve, të gjithë në lexim të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat