OBRM-PDUKM: Qeveria e LSDM-së po e çon shtetin drejt falimentimit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria e LSDM-së po e çon shtetin drejt falimentimit

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 11:42
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM përmes një kumtese për media thotë se politika ekonomike e LSDM-së po e çon shtetin drejt falimentimit. Ata shtojnë se qytetarët po e humbin shpresën se qeveria e LSDM-së do të arrijë rezultate ekonomike.

“Qeveria e LSDM-së aspak nuk është e fokusuar në hapjen e vendeve të reja të punës. Jo që nuk ka sjellur asnjë investim, por edhe largon investuesit potencial të cilët deri tani kanë investuar dhe nuk mërzitet se 25 mijë qytetarë mund të ngelen pa punë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se puna e papërgjegjshme e LSDM-së me paratë e popullit për herë të parë ka sjellur në uljen e pagës mesatare për 0.7%.

OBRM-PDUKM thotë se më 15 tetor qytetarët do të dënojnë politikën e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat