Tre deri në 10 vite burg për sulmuesin e ministres Radmila Shekerinskës

Maqedonia

Tre deri në 10 vite burg për sulmuesin e ministres Radmila Shekerinskës

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 13:47
Radmila Shekerinska

Pançe Angelov, i akuzuar për dhunë në kuvendin e Maqedonisë në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit ndaj deputetes Radmila Shekerinska sot është ulur në bankën e të akuzuarve.

Avokati i Angelovit,  për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend deklaroi se i akuzuari e she për herë të parë në gjykatë sepse nuk ka pasur as mobil e as telefon fiks që ti  paraqitet  dh eta këshillojë . Prokurori Publike  e përfaqësuar nga Natasha Goxhovska  deklaroi se Angelov ishte në grupin e parë që u fut në kuvend, sulmoi në pres-sallën dhe ju kërcënua Zoran Zaevit. Pastaj arriti deri te Radmila Shekerinska me çka i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore duke  e tërhequr për flokët dhe me shishe  ka sulmuar deputetë tjerë. Sipas Prokurorisë, sjellja e Angelovit,  ka shkaktuar pasiguri dhe frikë tek të pranishmit, Sipas arsyetimit të akuzës, dënimi me burg për këtë vepër është nga 3 deri në 10 vite. Gjykimi sot ishte anuluar për 6 tetor deri kur i akuzuari duhet të udhëzohet ligjërisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat