Përurohet fabrika, kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar

Maqedonia

Përurohet fabrika, kompania angleze njofton hapjen e një fabrike të dytë në Gostivar

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 16:14
Pamje nga perurimi

Sot në Gostivar u inaugurua hapja e fabrikës për prodhimin e materialeve biokompatibile të kompanisë ndërkombëtare “PRG Angli”, ku morën pjesë kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Raymond Power, Kryetari i

Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta dhe Princi Michael i Kentit, kushëri i parë i Mbretëreshës së Anglisë dhe një nga njerëzit në listën e trashëgimtarëve të fronit të Britanisë së Madhe.

Kryeshefi ekzekutiv i “PRG Angli”, Raymond Power, falënderoi Kryetarin e Komunës së Gostivarit Nevzat

Bejta për mbështetjen për hapjen e fabrikës e cila deri tani ka punësuar 40 punonjës.

“Me kënaqësi mund të them faleminderit fillimisht për Kryetarin tonë, z. Bejta i cili i dha mbështetje  të paimagjinueshme ekipit tonë dhe pa mbështetjen e të cilit ne nuk do të mund të kishim sukses,” u shpreh z. Power.

Me këtë rast, në emër të kompanisë “PRG Angli”, ai prezantoi një tjetër investim në Gostivar, gjegjësisht hapjen e një fabrike të re me vlerë financiare prej 15 milionë dollarësh.

“Paraprakisht siguruam lejet tona të brendshme që të vazhdojmë me investimin e dytë në Gostivar, të cilin shpresojmë të fillojmë ta realizojmë brenda këtij viti. Do të jetë objekt me vlerë prej 15 milionë dollarësh amerikanë i cili do të mund të përpunon një numër të madh metalesh dhe do të mundëson hapjen e vendeve të reja të punës për më tepër se 70 persona. Vazhdimi i investimeve tona këtu është një formë e falënderimit dhe përkushtimit që kemi ndaj Gostivarit”, tha Power.

Princi Michel i Kentit tha se kompani si “PRG Angli” janë të certifikuara ndërkombëtarisht dhe se produktet e tyre shkojnë në tregun botëror, deri te kompani si Apple.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat