Avokati i Popullit të Maqedonisë reagon ndaj ndalesës që nxënëset me shami të përcjellin mësimin

Maqedonia

Avokati i Popullit të Maqedonisë reagon ndaj ndalesës që nxënëset me shami të përcjellin mësimin

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 16:26
Ilustrim

Avokati i Popullit e dënon procedurën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila siç thekson në reagim, se përmes një shkrese të dërguar i ka mundësuar drejtorit të Shkollës fillore “Vëllazërim bashkimi” në Ohër t’u ndalojë nxënësve të vizitojnë mësim për shkak të së cilës kanë mbajtur shami në kokë dhe kërkon menjëherë t’u mundësohet ta përcjellin mësimin.

“Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë dhe Konventa Evropiane për të drejta të njeriut parashikojnë dhe lejojnë liri të besimit dhe liri të shprehjes së religjionit, ndërsa sipas Konventës për të drejta të njeriut, lirisë së manifestimit të besimit mund të bie nën kufizimet të parashikuara me ligj, ndërsa kufizime të këtilla nuk janë parashikuar me Ligjin për arsim fillor dhe me dispozitat e tjera pozitive ligjore”, shkruan Avokati i Popullit në kumtesë.

Shton se nevojitet në mënyrë konsekuente respektim i ligjeve dhe zbatim i domosdoshëm i akteve të theksuara të ratifikuara ndërkombëtare, si pjesë përbërëse e sistemit juridik të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat