Gruevski: OBRM-PDUKM-ja nuk është kundër shqiptarëve

Maqedonia

Gruevski: OBRM-PDUKM-ja nuk është kundër shqiptarëve

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 08:16
Nikolla Gruevski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë në Alsat-M ka folur rreth punës së qeverisë së re dhe gjendjes së shqiptarëve.

Ai tha se asnjëherë nuk pasur diçka kundër shqiptarëve, përkundrazi ka punuar për përmirësimin e gjendjes së tyre. Gruevski u distancua nga çdo lloj proteste dhe gjuhe urrejtjeje të shprehur nga partia e tij që nga Deklarata e partive shqiptare, protestat që pasuan e deri në dhunën në Kuvend në 27 prill.

Ndërsa për ligjin për përdorimin e gjuhëve ai tha se OBRM-PDUKM-ja nuk ka asgjë kundër këtij ligji.

“Së pari ky ligj erdhi në 2008, kohën kur OBRM-PDUKM kishte pushtetin. LSDM dhe Zaevi luajnë në atë kartë që të sjellin ligjin për gjuhën shqipe para zgjedhjeve lokale, në mënyrë që të mashtrojnë sa më shumë shqiptar. Kjo nuk është fer ndaj shqiptarëve”, tha mes tjerash Gruevski.

Gruevski ka folur edhe për 100 ditët e qeverisë duke thënë se përveç detit të dëshirave qeveria e re nuk ka realizuar asgjë por vetëm e ka mashtruar popullatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat