Rizgjohet klani shqiptar i Gruevskit, mbështetësi i LSI më 25 qershor përkrah kandidatin e VRMO në Shkup

Maqedonia

Rizgjohet klani shqiptar i Gruevskit, mbështetësi i LSI më 25 qershor përkrah kandidatin e VRMO në Shkup

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 10:46
Arkiv

Kanë nisur sërish lojrat politike “të çuditshme” në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoni.

Themi të çuditshme pasi nuk bëhet fjalë për një rreshtim të aktorëve politikë dhe mediatikë në botën shqiptare për një parti shqiptare në Maqedoni, por pikërisht për një nga dy partitë e mëdha maqedonase; LSDM-në e Zoran Zaevit dhe VRMO-në e Nikolla Gruevskit.

Dhe këtë luftë po e bën pikërisht një nga aktorët politikë shqiptarë që mu një vit më parë mbështeti Nikolla Gruevskin publikisht për të bërë koalicionin me partitë shqiptare.

Por për Maqedoninë, kjo media ka mbështetur VRMO-në e Nikolla Gruevskit kurse në Shqipëri LSI-në e Ilir Metës.

Piërisht edhe sot, kjo media ka mbështetur kandidatin e VRMO-së për bashkinë e madhe të Shkupit, Koce Trajanovski, në një shkrim mbi profilet e kandidatëve.

Por ndryshe nga hera e parë, ku media e Berat Buzhalës ka qenë më e drejtpërdrejtë në mbështetjen e VRMO-së, këtë herë këtë gjë e ka bërë me elegancë.

Në profilizimet e kandidatëve, mediat në Kosovë theksojnë se kandidati Trajanovski ka më shumë përvojë si administrator lokal, ku i përmend mandatet si kryetar i Gazi Babës dhe Shkupit.

Kjo media po në mënyrë tangente sulmon kandidatin e LSDM-së Shegelovski, duke i përmendur sipas saj disa anë jo pozitive.

Pra po formohet sërish një pol politik shqiptar dhe mediatik që po synon të shpëtojë dhe rikthejë partinë e Nikolla Gruevskit.

Duhet përmendur ndërkohë, që kandidati i VRMO-DPMNE-së për bashkinë e Shkupit, Koce Trajanovski, në zgjedhjet e 25 qershorit mori pjesë në mitingun përmbyllës të LSI-së së Ilir Metës, me të cilin pati edhe një takim mjaft të ngrohtë, që u pa si një sinjal politik i qartë.

Por ndërkohë, ky pol politik nuk ka një qëndrim për partitë shqiptare që garojnë në SHkup. Bashkia e madhe e Shkupit është mjaft e varur nga votat e shqiptarëve që janë 30% në kryeqytetin e Maqedonisë.

Në zgjedhjet lokale ka pasur një aleancë politike ku Shqiptarët kondiciononin votat për bashkinë e madhe me mbështetjen në qeverinë qëndrore.

Deri tani BDI ka pasur një koalicion me VRMO-në për bashkinë e madhe të Shkupit, kurse në këto zgjedhje BDI nuk ka paraqitur kandidat për bashkinë e madhe por mbështet kandidatin e LSDM-së, Koce Trajanovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat